Skuadra e Chelseat mbrëmë siguroi finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube, pasi mposhti 2:0 Fluminensen.
Enzo Fernandez, ishte një prej lojtarëve më të mirë në fushë, duke bërë një asist te goli i dytë i Joao Pedro, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes, ai foli për “Sporty TV” dhe u pyet për kundërshtarin e finales, që pritet të jetë mes Real Madridit apo Paris Saint-Germain.
“Nuk ka rëndësi se cili do të jetë, Real Madridi apo PSG-ja”.
“Jam shumë i lumtur me bashkëlojtarët edhe pse në fushë ne nuk mund të luajmë siç duhet për shkak të motit të nxehtë.
“Pheee, çfarë paraqitje fantastike nga Joao Pedro, një lojtar me kualitet të lartë”, u shpreh kapiteni i “bluve” të Londrës.
Kujtojmë që sonte mësohet edhe finalisti i dytë, pasi PSG-ja dhe Real Madridi luajnë kundër njëri-tjetrit./Indeksonline/