BallinaLajmeLajmet e FunditChelsea në finale të Kupës së Botës për Klube, eliminon Fluminensen

Chelsea në finale të Kupës së Botës për Klube, eliminon Fluminensen

Chelsea është finalisti i parë i Kupës së Botës për Klube.

Londinezët triumfuan pastër 0:2 ndaj Fluminenses në gjysmëfinale, shkruan Gazeta Express.

Joao Pedro ishte heroi i anglezëve, i cili shënoi të dy golat.

Fillimisht ai realizoi në minutën e 18-të një gol të bukur për epërsinë fillestare.

Në minutën e 56-të, ishte sërish Joao Pedro që shënoi për 2:0 dhe epilogun e këtij takimi pas asistit nga Joao Pedro.

Brazilianët tentuan që të bënin diçka më shumë, por pa sukses.

Në finale, Chelsea do të përballet me fituesin e përballjes PSG-Real Madrid, që zhvillohet nesër në mbrëmje me kohën tonë lokale.

- Advertisement -