Deputetja e LDK-së, Serbeze Kabashi-Muçaj, i ka bërë thirrje qeverisë që të intervenojë në ndalimin e përhapjes së zjarreve që ka përfshirë tokat e vendit.
Duke publikuar pamje shqetësuese nga zjarret, ajo thotë se në Istog janë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi, shkruan IndeksOnline.
“Institucionet përgjegjëse duhet të koordinohen urgjentisht për të vënë situatën nën kontroll dhe për të ofruar ndihmë emergjente për sektorin bujqësor, që është jetik për ekonominë dhe jetën në zonat rurale”, ka shkruar Kabashi-Muçaj.
Ky është postimi i plotë i saj:
Reagim publik
Zjarret që kanë përfshirë komunat e Kosovës, sidomos Istogun, kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi – toka të djegura, kultura të shkatërruara dhe rrezik për jetesën e fermerëve tanë.
Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që të veprojë menjëherë duke mobilizuar të gjitha resurset shtetërore për t’i dalë në ndihmë fermerëve të prekur, si dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejme të zjarreve.
Institucionet përgjegjëse duhet të koordinohen urgjentisht për të vënë situatën nën kontroll dhe për të ofruar ndihmë emergjente për sektorin bujqësor, që është jetik për ekonominë dhe jetën në zonat rurale.