BallinaLajmeLajmet e FunditVideoja e transmetuar në T7, avokati i familjes: Do përdoret si provë...

Videoja e transmetuar në T7, avokati i familjes: Do përdoret si provë materiale – 5 persona i hipin mbi shpinë një personi që ka nevojë për ndihmë

Në emisionin “Pressing” të T7, të martën u publikua video ku shihen veprimet e Policisë së Kosovës ndaj të ndjerit Agon Zejnullahu, veprime të cilat po dyshohen që çuan në vdekjen e 27-vjeçarit.

Avokati i familjes Zejnullahu, Asdren Hoxha, ka thënë se kjo video do shërbejë si provë materiale.

Ai ka thënë se nuk beson që ka ndonjë instancë gjyqësore që mund ta interpretojë ndryshe këtë provë pos si vrasje nga pakujdesia.

Në këtë rast, Hoxha tha se pakujdesia është e vetëdijshme.

“Nuk ka gjë më të pastër e të qartë që dëshmon veprimin e lidhjes kauzale mes veprimit dhe pasojës së shkaktuar. Nuk shoh asnjë instancë gjyqësore që mundet me interpretu ndryshe këtë veprim të zyrtarëve policorë që i konsumon elementet e veprës penale vrasje nga pakujdesia”, ka thënë ai. /Gazeta Express

- Advertisement -