back to top
Sunday, August 10, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditArrestimi i Noizyt në Zvicër, reagon ekipi menaxherial

Arrestimi i Noizyt në Zvicër, reagon ekipi menaxherial

Të ngjajshme

Probleme për Barcelonën, Lewandowski mungon në ndeshjet e para të sezonit

Barcelona është në ankth për gjendjen fizike të sulmuesit...

Një polic lëndohet në përpjekje për të shuar zjarrin në Kamenicë

Një polic është lënduar gjatë përpjekjes për të shuar...

Vidhet një veturë në Podujevë

Një veturë e tipit “VW Passat” me targa vendore...

Lëndohet polici gjatë shuarjes së një zjarri në Kamenicë

Një zjarr fushor është raportuar të ketë shpërthyer të...

Lajmi për arrestimin e reperit Noizy në Zvicër, ka bërë bujë në media. Sipas raportimeve nga mediat lokale në Zyrih, ndalimi është kryer me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme. Megjithatë, ekipi menaxherial i artistit ofron një version tjetër të ngjarjes.

Në një deklaratë për Revista Class, përfaqësues të afërt të Noizyt kanë sqaruar se bëhet fjalë për një ngatërresë me natyrë administrative, duke përjashtuar çdo përfshirje në ndonjë çështje penale apo hetim aktiv.

“Të gjithë jemi të habitur dhe të zhgënjyer nga mënyra si ndodhi kjo. Nuk është ende e qartë se çfarë ka çuar në këtë ndalim, por duket të jetë një keqkuptim i pastër,” kanë deklaruar burime pranë reperit. Ata shtojnë se situata është në proces sqarimi dhe se artisti nuk ka pasur kurrë probleme të mëparshme me autoritetet zvicerane.

Ndërkohë, janë mohuar gjithashtu zërat që lidhin arrestimin me një përplasje të mundshme me një personazh të njohur të rrjeteve sociale. Menaxheri, familja dhe miqtë e ngushtë të Noizyt kanë sqaruar se reperi nuk është përfshirë në asnjë konflikt dhe i qëndron larg çfarëdolloj përplasjeje publike apo personale.

- Advertisement -

Të Fundit