back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditLirohet nga burgu ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji

Lirohet nga burgu ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji

Të ngjajshme

Eskalon G Bani me fjalë fyese pasi iu anulua koncerti në Drenas dhe u padit

Këngëtari G Bani ka eskaluar përmes një videoje pasi...

Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu – një nga figurat...

Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas përmbylljes së Festivalit Sunny Hill

Pas përmbylljes së edicionit të sivjetmë të Festivalit Sunny...

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është liruar me kusht nga burgu, pas vendimit të marrë këtë të martë nga Gjykata e Fierit. Salianji përfundoi 2/3 e dënimit të dhënë ndaj tij në shtator të vitit 2024.

Shërbimi i provës paraqiti një raport pozitiv mbi sjelljen e tij gjatë vuajtjes së dënimit, i cili u konsiderua vendimtar për lirimin e parakohshëm. Edhe prokurori i çështjes u shpreh dakord në seancën gjyqësore për pranimin e kërkesës së Salianjit, raporton Euronewsalbania.

Vendimi është i ekzekutueshëm menjëherë pas shpalljes dhe ish-deputeti do të lerë sot qelitë e burgut.

Më 26 shtator 2024, Gjykata e Apelit mori vendimin për dënimin me një vit burg të ish-deputetit demokrat për “kallëzim të rremë” për denoncimin që bëri ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa.

Pas 9 muajsh në qeli dhe pas përmbushjes së 2/3-ës së dënimit Salianjia ka fituar lirinë. Partia Demokratike ka njoftuar se Salianji do të japë një konferencë për mediat në orën 17:00 në selinë blu.

- Advertisement -

Të Fundit