Për të 43-n herë me radhë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Edhe katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet dhe se deputetët vazhdojnë të mblidhen çdo 48 orë, por pa asnjë ndryshim dhe asnjë rezultat.
Asnjëra nga partitë nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre. VV-ja nuk heq dorë nga votimi i fshehtë dhe as nga kandidatja e tyre për kryetare të kuvendit Albulena Haxhiu. Ndërkaq partitë opozitare mbetën të palëkundura në kundërshtimin e votimit të fshehtë.
Sikurse dhe në seancat e kaluara, edhe këtë herë kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.
Propozimi nuk i mori votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre për të vazhduar të mërkurën në orën 11:000.
Të pranishëm në sallë ishin 99 deputetë, 55 votuan pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Deputetja nga ardhët e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi kërkoi nga kryesuesi i seancës ta ushtrojë detyrën e tij në mënyrë të paanshme dhe me integritet.
“Në emër të PDK-së dhe përgjegjësisë që kemi ndaj qytetarëve që na kanë votuar, iu ftoj ta ushtroni detyrën pa anshmëri dhe me ingeritet. Kosova ka nevojë për institucione”, tha Musliu-Shoshi/Indeksonline/