back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Turistët” vjedhin Macronin prej dylli, protestë kundër politikës ndaj Rusisë

“Turistët” vjedhin Macronin prej dylli, protestë kundër politikës ndaj Rusisë

Të ngjajshme

Zgjedhjet brenda AAK-së, mësohet data e Kuvendit të Përgjithshëm

Kuvendi i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës...

Pa aktorë profesionistë: Si amatorët pushtuan sezonin e Oscar

Në filmat e fundit, njerëz pa përvojë aktoriale po...

Seanca e orës 19:00, pak deputetë shihen në sallë

Kuvendi i Kosovës ka caktuar seancë sonte për në...

Burime të policisë kanë thënë për mediat franceze, se është vjedhur statuja prej dylli e presidentit francez Emmanuel Macron.

France 24 shkruan se sipas burimeve, statuja është vjedhur nga një muze figurash në Paris nga disa persona që pretendojnë të jenë aktivistë mjedisorë të Greenpeace.

Bëhet e ditur se dy gra dhe një burrë kanë hyrë në Muzeun Grevin në qendër të Parisit duke u shtirur si turistë, dhe më pas kanë ikur nga Godina përmes një daljeje emergjente.

Sipas raportimeve, qëllimi i vjedhjes së statujës, ishte një protestë simbolike kundër politikës së Francës ndaj Rusisë, veçanërisht në lidhje me importet e gazit dhe mungesën e masave të forta për energjinë e pastër. Greenpeace nuk e ka mohuar incidentin, por ka theksuar se ishte një “akt për të denoncuar hipokrizinë e liderëve evropianë në lidhje me marrëdhëniet e tyre me regjimin e Putinit.”

Sipas raportimeve, autoritetet franceze po hetojnë ngjarjen, ndërsa statuja e Macron nuk është gjetur ende. Drejtuesit e muzeut Grevin e kanë dënuar veprimin, duke e quajtur “një akt të papërgjegjshëm dhe të dëmshëm për trashëgiminë kulturore.”

Të Fundit

Sport

ShowBiz