back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditDrilon Islami me një postim emocionues përshëndet Prishtinën dhe Plisat

Drilon Islami me një postim emocionues përshëndet Prishtinën dhe Plisat

Të ngjajshme

“Nuk puthem në sy të motrës”, debat mes Benitës dhe Aurorës

Benita dhe Aurora kanë debatuar në lidhje me raportin...

Gjesti bën ndryshimin e radhës (Foto)

Pak ditë pas lansimit të projektit të tij më...

Për një kontroll të zemrës në QKUK, pacientët presin me muaj

Problemet me shëndetin e sollën në QKUK. Por, Xhevat...

Drilon Islami largohet nga FC Prishtina pas dy vitesh si kapiten, duke u transferuar si lojtar i lirë te CFR Cluj në Rumani.

Mesfushori nga Kaçaniku ka bërë hap të madh në karrierë duke iu bashkuar gjigantit rumun Cluj,  e ku atë do të jetë bashkëlojtarë me bashkëkombësit e tij si Meriton Korenica e Lindon Emërllahu.

Në një postim emocional, Islami shpreh mirënjohjen për klubin dhe tifozët e Prishtinës.

Postimi i plotë nga Islami:

Përshëndetje për të gjithë!

Dua t’ju njoftoj se nga sezoni i ardhshëm nuk do të jem më pjesë e klubit FC Prishtina.

Kam pasur nderin dhe kënaqësinë të vesh fanellën bardhë e kaltër të klubit më të madh shqiptar, me të cilin fituam Kupën e Kosovës – ku pata privilegjin të jem kapiten i FC Prishtinës.

Kanë qenë dy vite të mrekullueshme për mua. Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë, duke filluar nga presidenti i klubit, drejtori sportiv, stafi i trajnerëve, stafi mjekësor, ekonomët, bashkëlojtarët, si dhe tifozerinë më të zjarrtë  “Plisat”.

Përgjithmonë do të mbetem mirënjohës ndaj FC Prishtinës.

Ju dëshiroj shumë suksese në garat evropiane dhe në sezonin e ri. Uroj t’i arrini të gjitha objektivat e klubit.

Sinqerisht,
Drilon Islami. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz