back to top
Saturday, February 7, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditNetflix gjen një tjetër hit me trilerin britanik “Dept Q” – fansat...

Netflix gjen një tjetër hit me trilerin britanik “Dept Q” – fansat e adhurojnë dhe kërkojnë sezonin e dytë

Të ngjajshme

31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan

Në një prej sulmeve më vdekjeprurëse në vitet e...

Leonora ia thotë troç Albës: Dil dhe pështillu jashtë shtëpisë

Opinionistja Leonora Jakupi ka ndarë mendimin e saj lidhur...

Valdrin Sahiti ka dy fjalë për vendimin e Albës

Alba Pollozhani ka befasuar publikun me vendimin e saj...

Drama kriminale britanike “Dept Q” po përshëndetet si një nga më të mirat në Netflix, duke ngjitur shpejt majat e listave dhe duke fituar lavdërime masive nga publiku.

Shumë shikues e kanë cilësuar serialin si “madhështi e pastër” dhe e kanë ndjekur me maratonë menjëherë pas publikimit.

Seriali përqendrohet te detektivi i mprehtë por i trazuar Carl Morck (i luajtur nga Matthew Goode), i cili punon për të zgjidhur raste të pazgjidhura në Edinburg. Përkrah tij janë Chloe Pirrie nga “The Queen’s Gambit” dhe Jamie Sives nga “Guilt”, shkruan DailyMail.

Me një vlerësim prej 81% në Rotten Tomatoes dhe komente pozitive në rrjetet sociale, “Dept Q” është kthyer në një fenomen për adhuruesit e trillerëve kriminalë. Një përdorues në X shkroi: “Dept Q është një thriller krimi shumë i mirë. Matthew Goode është në një nivel tjetër!” – ndërsa të tjerë e krahasuan me “True Detective” dhe kërkuan menjëherë sezonin e dytë.

Në këtë sukses kontribuon edhe roli karizmatik i Goode, i njohur për performanca të spikatura në “Downton Abbey”, “The Crown”, “The Imitation Game” dhe “A Discovery of Witches”.

Duke kombinuar tensionin klasik britanik me aktrim të shkëlqyer, Dept Q është shndërruar në një serial që nuk duhet humbur. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz