back to top
Wednesday, February 4, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditNga Peja në Paris: Suksesi i Melos Nallbanit si trajner i ri...

Nga Peja në Paris: Suksesi i Melos Nallbanit si trajner i ri i tenisit

Të ngjajshme

Limi po e shijon “lirinë”, pas BBVK bën transformim (foto)

Pas daljes nga Big Brother VIP Kosova, Limi duket...

Frikë te Girona: dëmtimi i Ter Stegen më serioz se pritej

Girona ka bërë të ditur zyrtarisht se portieri Marc-André...

“Dora e vogël që mbron shumë”, Xhensila emocionon me postimin për fëmijët

Ylli i muzikës Xhensila Myrtezaj ka emocionuar me një...

Melos Nallbani ka arritur një sukses të madh qysh në paraqitjen e tij të parë si trajner në një turne Grand Slam.

Trajneri i ri nga Peja ndodhet aktualisht në Paris, në turneun Roland Garros për juniorë, ku po e drejton me sukses tenistin e talentuar Savva Rybkin.

Pas kualifikimit me sukses në dy xhiro, Rybkin, nën udhëheqjen e Melos Nallbanit, e mposhti francezin Aaron Gabet në xhiron e parë të Main Draw me rezultatin 2-1 në sete (4/6, 7/6 dhe 6/2). Në xhiron e dytë, e pret sfida kundër kolumbianit Alejandro Arcila.

“Jam shumë krenar dhe i emocionuar që jam pjesë e Roland Garros. Para pak vitesh ishte vetëm një ëndërr, por tani është bërë realitet. Jam falënderues ndaj Akademisë Ljubicic për rastin e dhënë, si dhe ndaj Klubit të Tenisit Peja, ku hodha hapat e parë të karrierës sime,” ka thënë Melos Nallbani për Telegrafin.

Melos është trajneri i parë shqiptar që ka arritur të drejtojë një tenist në një turne Grand Slam.

Ai është pjesë e “Ljubicic Tennis Academy”, e drejtuar nga ish-trajneri i Roger Federer, Ivan Ljubicic./Telegrafi/ 

Të Fundit

Sport

ShowBiz