back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPSG nxjerr në shitje dy sulmuesit e tyre

PSG nxjerr në shitje dy sulmuesit e tyre

Të ngjajshme

Shkelet armëpushimi, përleshje vdekjeprurëse në kufirin Afganistan-Pakistan

Përleshje të reja vdekjeprurëse kufitare kanë shpërthyer midis forcave...

Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Pas fitores së Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain po planifikon një rifreskim të skuadrës për sezonin e ri.

Klubi francez ka vendosur të ndalet te lojtarët që nuk kanë pasur shumë hapësirë dhe tashmë ka identifikuar dy emra kryesorë për shitje.

Bëhet fjalë për sulmuesin portugez Gonçalo Ramos dhe sulmuesin korean Lee Kang-in, të cilët pritet të largohen nëse mbërrijnë ofertat e duhura.


Liverpooli bën ofertë prej 55 milionë eurove për yllin e PSG-së

Lexo po ashtu
Liverpooli bën ofertë prej 55 milionë eurove për yllin e PSG-së

Ramos ka zhvilluar 41 ndeshje këtë sezon, duke shënuar 18 gola e dhënë 6 asistime në 1,631 minuta. Ndërkohë, Lee është paraqitur në 45 ndeshje, me 6 gola dhe 6 asiste në 2,397 minuta.

Të dy iu bashkuan PSG-së gjatë sezonit 2023/24, ku Lee erdhi nga Mallorca për 22 milionë euro, ndërsa Ramos nga Benfica për 65 milionë euro, gjashtë muaj më vonë.


Në Paris, festa e çmendur e titullit kampion të Evropës, tifozët e PSG-së u mblodhën në tre vendet më të rëndësishme

Lexo po ashtu
Në Paris, festa e çmendur e titullit kampion të Evropës, tifozët e PSG-së u mblodhën në tre vendet më të rëndësishme

Të dy lojtarët kanë kontrata të vlefshme deri në vitin 2028, por klubi nuk i konsideron më si pjesë të planit afatgjatë.

Aktualisht, PSG nuk ka pranuar asnjë ofertë zyrtare për Ramos apo Lee, por është e hapur për negociata gjatë merkatos së verës. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz