back to top
Wednesday, February 4, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditDeputetja e LVV-së: Qe tri javë po presim përgjigjen e Kushtetueses, s’besoj...

Deputetja e LVV-së: Qe tri javë po presim përgjigjen e Kushtetueses, s’besoj që po veprojmë jashtligjshëm

Të ngjajshme

Dibrani: Nuk ka banda të profilizuara kriminale në burgjet e Kosovës

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani,...

Ngushtohet sfida, Albacete shënon të parën

Albacete ka shënuar golin e parë ndaj Barçës. Është Moreno,...

Lushaku-Sadriu e prerë për zgjedhjen e Presidentit: S’votojmë pa marrëveshje poltike

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu sonte ka...

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni theksoi se “janë bërë tri javë”, prej kur Gjykata Kushtetuese është pyetur lidhur me votimin e fshehtë, të propozuar nga LVV-ja për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Ajo tha pas dështimit të sërishëm të seancës konstituive nuk beson se kanë vepruar “jashtligjshëm”.

“Ndërkohë që, më lejoni ta përmendi edhe një gjë shumë të rëndësishme: sot janë bërë tri javë që kur një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka dërguar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të interpretuar pikërisht çështjen e procedurës së votimit të fshehtë, ndërkohë që ne mbesim ende sot pa një përgjigje prej Gjykatës Kushtetuese për atë se si duhet të vazhdojnë tutje deputetët e Kuvendit të Kosovës”, tha Kryeziu Hyseni.

“Nuk besoj që kemi bërë një veprim të jashtligjshëm. Megjithatë ne po presim përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese për të na treguar se si do të vazhdojmë tutje”, tha ajo.

Pasi Albulena Haxhiu dështoi disa herë me radhë që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare, LVV-ja po e hedh në votim çdo dy ditë propozimin për formimin e një komisioni për votim të fshehtë, i cili gjithashtu nuk po i merr votat e nevojshme. Sot, vetëm 51 deputetë votuan për këtë propozim.

Partitë tjera shqiptare argumentojnë se është shkelje ndërrimi i mënyrës së votimit në gjysmë të procesit.

Gjykata Kushtetuese po e shqyrton një pyetje që ka shkuar atje në lidhje me këtë çështje.

Të Fundit

Sport

ShowBiz