back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditIzraeli shkatërron qendrën e dializës në Gaza, OKB ngre alarm

Izraeli shkatërron qendrën e dializës në Gaza, OKB ngre alarm

Të ngjajshme

Prishtinë: Arrestohet 28-vjeçari – dyshohet për vjedhje

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person...

Foda: Kosova ka forcën për t’u kualifikuar në Botëror

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur...

Starmer: Mbretëria e Bashkuar duhet të jetë vigjilente ndaj Putinit

Kryeministri i Britanisë, Sir Keir Starmer ka thënë se...

Për çka “u prish” koalicioni parazgjedhor mes LDK-së e NISMA

Kreu i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka dhënë arsyet...

Sulmet ajrore izraelite kanë shkatërruar të vetmen qendër të dializës Noura al-Kaabi Dialysis në Gazën veriore dhe më shumë se 50 palestinezë u vranë gjatë fundjavës mes një rritje të dhunës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, të paktën 54 palestinezë u vranë në 48 orët e fundit, duke përfshirë 31 të vrarë me armë zjarri pranë një qendre të shpërndarjes së ndihmave në Rafah.

Dëshmitarët dhe mjekët e urgjencës përshkruan skena kaotike teksa forcat izraelite dyshohet se qëlluan mbi turmat që prisnin ushqim, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Organizata bamirëse mjekësore Doctors Without Borders tha se pacientët që trajtonte në Spitalin Nasser në Khan Younis raportuan se ishin “të qëlluar nga të gjitha anët” nga drone, tanke dhe helikopterë.


Bërtiti “Liri Palestinës”, një burrë hodhi pajisje ndezëse dhe i vuri flakën njerëzve - gjashtë të lënduar në Kolorado

Lexo po ashtu
Bërtiti “Liri Palestinës”, një burrë hodhi pajisje ndezëse dhe i vuri flakën njerëzve – gjashtë të lënduar në Kolorado

Ndryshe, lufta e Izraelit në Gaza ka vrarë tashmë mbi 61,700.

Mijëra të tjerë besohet se janë varrosur nën rrënoja.

OKB-ja ka paralajmëruar për urinë e afërt, me agjencitë e ndihmës që e quajnë Gazën “vendin më të uritur në tokë”.

Ndërkohë, përpjekjet diplomatike të udhëhequra nga Egjipti dhe Katari për të ndërmjetësuar një armëpushim 60-ditor kanë ngecur. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz