back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditSot varroset Armir Osmani, i riu që vdiq dje në aksidentin në...

Sot varroset Armir Osmani, i riu që vdiq dje në aksidentin në Pejë

Të ngjajshme

Prezantohet Benzema te Al-Hilali

Karim Benzema ka bërë një nga befasitë e sezonit. Ai...

Publikohen pamje nga aksidenti në Deçan ku u lëndua një person

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Rastavicë të...

Spiropali në Shtëpinë e Bardhë: Bashkëpunimi strategjik në Bordit e Paqes

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...

Sot do të varroset Armir Osmani, i riu që vdiq dje në aksidentin tragjik në Pavlan të Pejës.

Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 19:00 në varrezat e fshatit Zhabar të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë për Pejë, Driton Rugova, dje i tha Expressit se viktima dyshohet se ishte duke vozitur me shpejtësi të madhe, ka humbur kontrollin mbi veturën dhe  është rrokullisur duke rënë në fushë. Më pas vetura është përfshirë nga flakët.

“Sot me datën, 01.06.2025, rreth orës 02:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshaton Pavlan- Pejë, në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë e cila dyshohet se ishte duke qarkulluar me shpejtsi të madhe në drejtim të Pejës, dhe me të arritur në fshatin Pavlan, humb kontrollim mbi automjetin dhe rrokulliset duke përfunduar ne fushë, vetura është përfshirë nga flakët se bashku me personin që ishte në veturë, në vendin e ngjarjës kanë dalë njësitet relevante të Policisë, ekipi i zjarrëfiksëve dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër të prokurorit të shtetit viktima dërgohet ne IML-Prishtinë për obduksion”, tha ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz