back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditLiverpooli bën ofertë prej 55 milionë eurove për yllin e PSG-së

Liverpooli bën ofertë prej 55 milionë eurove për yllin e PSG-së

Të ngjajshme

Durmishi njofton subvencione shtetërore për transportin publik në komunat veriore

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Hysen Durmishi,...

Meriton Korenica lider i Clujit, futet në formacionin e javës në Rumani

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica është futur...

Labi hedh dyshime se Alba i ka bërë magji

Labinot Rexha dhe Alba Pollozhani kanë pasur një debat...

Zyrtarizohet blerja 70 milionëshe e Liverpoolit

Liverpooli ka arritur të bëjë një blerje të madhe. Bëhet...

Liverpooli e ka në listën e dëshirave sulmuesin portugez Gonçalo Ramos si një përforcim të mundshëm për repartin ofensivë në sezonin e ardhshëm.

Sipas Anfield Watch, drejtuesit e klubit nga Anfield kanë nisur të analizojnë shifrat dhe mundësinë për një marrëveshje me PSG-në.

Shuma që po diskutohet është rreth 55 milionë funte, një investim që Liverpooli është i gatshëm ta bëjë nëse gjithçka ecën sipas planit.

Ramos, 23 vjeç, iu bashkua PSG-së nga Benfica dhe ka treguar potencial, ndonëse ende nuk është konsoliduar si titullar i padiskutueshëm në Francë.

Cilësia, instinkti për gol dhe mosha e re e bëjnë atë një profil tërheqës për klubin anglez, i cili po kërkon një zëvendësues për Darwin Nunez, me uruguaianin që do të largohet në verë.

Drejtuesit e Liverpoolit besojnë se Ramos i përshtatet vizionit të ri të skuadrës nën drejtimin e trajnerit Arne Slot dhe mund të sjellë freski në repartin ofensivë.

Nëse bisedimet avancojnë, Gonçalo Ramos mund të shndërrohet në një nga blerjet më të bujshme të afatit kalimtar veror në Angli. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz