back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditDrogë edhe në parukeri, arrestohen burrë e grua në Korçë

Drogë edhe në parukeri, arrestohen burrë e grua në Korçë

Të ngjajshme

Durmishi njofton subvencione shtetërore për transportin publik në komunat veriore

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Hysen Durmishi,...

Meriton Korenica lider i Clujit, futet në formacionin e javës në Rumani

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica është futur...

Labi hedh dyshime se Alba i ka bërë magji

Labinot Rexha dhe Alba Pollozhani kanë pasur një debat...

Zyrtarizohet blerja 70 milionëshe e Liverpoolit

Liverpooli ka arritur të bëjë një blerje të madhe. Bëhet...

Tre persona kanë rënë në pranga në Korçë, për shitje të kokainës dhe kanabisit në doza. Siç njofton Policia, dy prej të arrestuarve janë çift bashkëshortësh dhe një i tretë me precedent të mëparshëm penal.

Mësohet se sasi të lëndës narkotike janë gjetur në automjetin e njërit prej tyre, në banesat e secilit dhe po ashtu në parukerinë e 43 vjeçares.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Vihen në pranga 3 shtetas që bashkëpunonin për shitjen e dozave të kokainës dhe të kanabisit, në zona të ndryshme në qytet. Njëri nga të arrestuarit, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, 2 automjete, 3 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Në vijim të goditjeve ndaj veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcën e Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i hetimeve të bazuara në informacionet policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Next”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:  Z. Ç., 55 vjeç dhe J. Ç., 43 vjeçe (bashkëshortë), banues në Korçë; O. Sh., 36 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

Shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 4, Korçë, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin O. Sh. dhe pasagjer shtetasi Z. Ç., dhe gjatë kontrrollit fizik ndaj tyre, kanë gjetur sasi lënde narkotike kokainë dhe një shumë parash. Më pas, gjatë kontrollit në banesat e tyre, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza gati për shitje dhe 2 peshore elektronike. Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në subjektin (parukerinë) e shtetases J. Ç., u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, bën me dije Policia.

Të Fundit

Sport

ShowBiz