back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditNë kërkim për llogari të Kosovës, kapet në Tepelenë 37 vjeçari

Në kërkim për llogari të Kosovës, kapet në Tepelenë 37 vjeçari

Të ngjajshme

Dogana zbulon barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të konsiderueshme

Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të realizuar sot në...

Putin takohet me kryeministrin Modi në Indi: Tregtia e naftës do vijojë normalisht

Presidenti rus Vladimir Putin ndodhet në Indi këtë të...

Ky është banori i preferuar i Elijonës nga Big Brother VIP

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona...

Foda e Ademi zbarkojnë në SHBA

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Fluturime të reja direkte nga Prishtina drejt Salzburgut me PrishtinaTicket!

PrishtinaTicket sjell linjën e re direkte për në Salzburg,...

Një 37 vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Kosovës, ka rënë këtë të hënë në prangat e policisë.

Ndaj tij, Gjykata e Pejës ka lëshuar dy urdhër-arreste për kultivim droge dhe armëmbajtje pa leje.
Pritet që 37 vjeçari nga Tepelena, të ekstradohet në Kosovë.

“Kjo fazë, rezultat i punës së përbashkët të FAST Albanias, DVP Gjirokastër dhe FAST Kosovës në koordinim nga rrjeti ENFAST. Me 2 urdhër arreste nga Gjykata e Pejës, për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje, kapet me qëllim ekstradimin, 37-vjeçari. Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, nga rrjeti ENFAST, ndërmjet homologëve në njësisë FAST, në Shqipëri dhe në Kosovë, u kap në Tepelenë në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Kosovës, A. K., 37 vjeç, i lindur në Tepelenë. Gjatë vitit 2024, Gjykata Themelore e Pejës ka lëshuar 2 urdhër arreste për këtë shtetas. Konkretisht njërin për kultivim të bimëve narkotike dhe tjetrin për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje. Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit A. K., në Kosovë”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz