back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditRa nga çatia e kishës në Korçë, vdesnë spital prifti Kristaq Viso

Ra nga çatia e kishës në Korçë, vdesnë spital prifti Kristaq Viso

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Pas gati dy javësh në spital ka ndërruar jetë prifti Kristaq Viso, i cili u rrëzua nga çatia e Kishës së Shën Triadhës në Korçë, më 19 maj, teksa po kryente disa riparime. Ai u dërgua me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi kishte pësuar  dëmtime të rënda trupore në kokë dhe trup, shkruan A2 CNN.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur Mitropolia e Shenjtë Korçë përmes një postimi në Facebook.

“Sot fjeti më Zotin Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso!  Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllime të përzemërta bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve dhe të afërmve! I lutemi Perëndisë, të cilit i shërbeu, që ta ndjejë dhe ta prehë shpirin e tij me shenjtorët në gjirin e Avrahamit në Mbretërinë e Qiejve!

Qoftë e lumur udha në të cilën shkon ti sot, se të është përgatitur vendi i prehjes lart në qiell, parajsë të mbarë o vëllai ynë i lumur dhe i gjithmonë kujtuar!”, shkruan Mitropolia e Korçës, përcjell A2 CNN.

Prifti Kristaq Viso shërbente si klerik në kishën e Shën Thomait në fshatin Çiflig, por kishte shkuar të ndihmonte në riparimin e çatisë priftin tjetër të Kishës së Shën Triadhës në varret publike të qytetit të Korçës, kur papritur ra nga lartësia e kishës në tokë, duke pësuar dëmtime të rënda trupore

Të Fundit

Sport

ShowBiz