back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditApartamente shqiptare për evropianët, jehonë nga artikulli në ‘Forbes’

Apartamente shqiptare për evropianët, jehonë nga artikulli në ‘Forbes’

Të ngjajshme

Murati tregon shumën e kursimeve të qytetarëve nëpër bankat komerciale

Ministri në detyrë i Fiancave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...

A do të marrë pjesë Izraeli në “Eurovision 2026”?

Organizatorët e Festivalit të Këngës në Eurovision, galaja e muzikës...

Fadil Fazliu kërkon lirimin nga paraburgimi, ofron 40 mijë euro garanci

Fadil Fazliu i akuzuar për pengim të drejtësisë nga...

Astronauti rus dëbohet nga programi i SpaceX, dyshohet për spiunazh

Roscosmos njoftoi se Oleg Artemyev është tërhequr nga misioni...

Jo vetëm për turizëm, monumente historike apo dhe plazhe të bukura, reklama për Shqipërinë në mediat ndërkombëtare shkon edhe më tej.

Jehona e investimeve sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme është pasqyruar edhe nga revista ndërkombëtare Forbes.

Një shtëpi në Shqipëri nën vlerën 100 mijë dollarë por edhe anës bregdetit e ka renditur vendin tonë ndër të parat në Evropë për t’u sugjeruar.

“Mendoj është një lajm i mirë kur vlerësohesh nga kjo revistë. Është një treg duke u rritur premton shumë për investime. Ka mundësi shumë të mira për t’u shfrytëzuar kapitalet hyrëse”, shprehet Reinaldo Pipiria, Shoqata ‘NAREA’.

Por çfarë po i bind të huajt të investojnë në Shqipëri?

“Pasja e disa samiteve politik dhe ekonomik, lokacioni i Shqipërisë në disa korridore dhe procesi negociatave, dhe do jetë tjetër histori, çmime më të larta dhe pak më e vështirë për të hyrë prandaj po shfrytëzohet momenti.”, shprehet me tej ai.

Sugjerimet për investime lokalizohen në Vlorë si vendi i parë në Europë për të investuar edhe me prona që variojnë nga 77 mijë dollar-99 mijë dollar.

“Një nga destinacionet më të njohura është Vlora, një qytet bregdetar përgjatë rivierës shqiptare me histori të pasur dhe plazhe të mrekullueshme. Këtu, është e mundur të blini pronë për 100,000 dollarë – ose ndoshta shumë më pak”, shkruan Forbes.

Sipas ekspertëve janë disa faktorë që po ndikojnë në tërheqjen e investitorëve në qytetin bregdetar.

“Vlora do të ketë një port hyrëse në Ballkanin perëndimor sa i përket Amerikës duke patur parasysh dhe investimet e botës arabe që do investojmë në Vlorë por dhe investime që do të përfaqësohen nga një sipërmarrës amerikan si dhëndri i Trumpit.”

Në sytë e ndërkombëtarëve Shqipëria përshkruhet si një vend krenar me një kryeqytet të gjallë, peizazhe malore dhe një vijë bregdetare mahnitëse përgjatë detit Adriatik dhe Jon të Mesdheut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz