Elche me të cilin luan Elbasan Rashani, ka kurorëzuar sezonin e saj të shkëlqyer duke siguruar rikthimin direkt në elitën e futbollit spanjoll, La Liga.
Elche triumfoi bindshëm me rezultatin 4-0 ndaj Deportivo La Corunas, duke e mbyllur sezonin e La Liga 2 në vendin e dytë me 77 pikë. Vendin e parë e mori Levante, që grumbulloi 79 pikë.
Në këtë ndeshje vendimtare, 32-vjeçari Rashani ishte në bankën e rezervistëve dhe nuk luajti fare.
💚 𝐌𝐔𝐂𝐇𝐎 𝐄𝐋𝐂𝐇𝐄 𝐒𝐈𝐄𝐌𝐏𝐑𝐄 💚 pic.twitter.com/qnmDtnDgTP
— Elche Club de Fútbol 🌴💯 (@elchecf) June 1, 2025
Megjithatë, ai ka kontribuar gjatë sezonit me 11 paraqitje në kampionat, duke realizuar tre gola me fanellën e Elches.
Rashani iu bashkua skuadrës spanjolle në gusht të vitit 2024, pasi u transferua nga Clermonti francez, ndërsa kontrata e tij me Elchen përfundon në fund të këtij muaji, dhe e ardhmja e tij pritet të sqarohet së shpejti. /Telegrafi/