back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditBarcelona në bisedime për transferimin e yllit të Arsenalit

Barcelona në bisedime për transferimin e yllit të Arsenalit

Të ngjajshme

Arsenali përfundoi i dyti pas Liverpoolit në Ligën Premier dhe nuk arriti të fitojë asnjë trofe në sezonin e kaluar. 

Trajneri Mikel Arteta ka në plan të përforcojë skuadrën për të ngushtuar diferencën me Liverpoolin, i cili tashmë është përforcuar për sezonin e ardhshëm pas transferimit të Jeremie Frimpong nga Bayer Leverkusen. 

Megjithatë, Arteta mund të humbasë një nga lojtarët e tij kyç përpara sezonit 2025/26. 

Sipas gazetës The Sun, Barcelona ka ‘hapur bisedimet’ me përfaqësuesit e Thomas Partey në lidhje me një transferim të lirë gjatë kësaj vere. 


Barcelona nis bisedimet për ndërperjen e kontratës së lojtarit, alarmohen klubet angleze

Lexo po ashtu
Barcelona nis bisedimet për ndërperjen e kontratës së lojtarit, alarmohen klubet angleze

Partey është pa kontratë në fund të qershorit dhe ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re me klubin londinez. 

Arteta e ka shprehur publikisht dëshirën për ta mbajtur Parteyn në skuadër, i cili është pjesë e Arsenalit që nga tetori i vitit 2020, kur u transferua nga Atletico Madrid për 45 milionë paund. 

Sipas raportit, natyra komplekse dhe e ngadaltë e negociatave ka inkurajuar Barcelonën, e cila po kërkon të përforcojë mesfushën pa shpenzuar shumë para. 

Ai shihet si një ‘zgjidhje me kosto të ulët’ për mesfushën e Barçës, ndërsa trajneri i ri Hansi Flick është një admirues i madh i 31-vjeçarit. 

Mesfushori nga Gana dëshiron të qëndrojë te Arsenali, pasi ka ndërtuar një marrëdhënie të fortë me trajnerin Arteta. 

Megjithatë, ai po kërkon një marrëveshje që nuk e detyron të pranojë një ulje të ndjeshme të pagës. 

Arsenali pritet t’i ofrojë Parteyt një zgjatje afatshkurtër të kontratës, konkretisht një marrëveshje njëvjeçare me mundësinë për një vit shtesë./Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz