back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditShokon konkurrentja e “She’s On Top”: “Donte të më martonte babai…”

Shokon konkurrentja e “She’s On Top”: “Donte të më martonte babai…”

Të ngjajshme

Çka ndodhi me Justin Bieber? Performon lak*uriq në “Grammy Awards”

Justin Bieber shkaktoi bujë me performancën e tij në...

Icardi te Juventusi? Spalletti ia mbyll derën: Solli disa probleme kur isha trajner i tij!

Pas përfundimit të ndeshjes ndaj Parmës, trajneri i Juventusit,...

Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në rifillimin e...

Berberi u plagos me armë në Lezhë, policia shqiptare jep detaje

Policia ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje...

Artenisa Bardhi, njëra prej konkurrenteve të She’s On Top rrëfeu historinë e saj prekëse.

Ajo tregoi për publikun se është rritur në fshatin Sin të Dibrës dhe babai nuk ishte dakord që të vijonte universitetin në Tiranë.

“Artenisa Bardhi, vij nga Dibra, nga fshati Sin, jam 23 vjeç dhe për 20 vite kam jetuar në Sin. Kur isha në periudhën e gjimnazit e kisha shkollën 1 orë larg dhe e bëja çdo ditë në këmbë, në diell, në shi, në dëborë, por unë sakrifikoja dhe shkoja çdo ditë, doja të bëhesha dikushi në jetë.

Babi nuk ishte dakord që të nisja një universitet, mendonte të krijoja një familje, të martohesha dhe nuk kisha nevojë për shkollë, nuk u vë faj, mbase ishte edhe mentaliteti i fshatit dhe mund të gjykohesha për zgjedhjet. U mërzita shumë, më shkoi dëm e gjithë sakrifica ime.

Vijova jetën në fshat, bëja gjërat që doja më shumë, sfiloja gjithë ditën, gjithmonë më kishte pëlqyer moda. Pasi gjeta punën në Tiranë u thash prindërve për vendimin që mora. Mami s’më mbajti mëri, kurse babi u mërzit pak me mua, nuk më foli, nuk më shkruante gati 6 muaj”, tha konkurrentja.

Të Fundit

Sport

ShowBiz