back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditHakmarrja e Luis Enriques ndaj gazetares madrilene, nuk ia fal historinë e...

Hakmarrja e Luis Enriques ndaj gazetares madrilene, nuk ia fal historinë e vjetër në Champions: Nuk jam këtu për ty!

Të ngjajshme

AGK thirrje VV-së dhe Osmanit: Sami Kurteshi të largohet nga KQZ

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar fuqishëm gjuhën...

Hoxhaj: Kosovës i duhet kthjellim politik në 2026, përndryshe rrezikon të humbasë edhe 10 vjet tjera

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka dhënë një paralajmërim...

Cilësi dhe çmim që ta qetëson shpirtin

Në një treg ku çmimet ndryshojnë çdo ditë, Petrol...

Princi William bëri një gjest të rrallë ndaj Kate

Vizita shtetërore e Presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe bashkëshortes...

Luis Enrike ka qenë padyshim strategu kryesor i suksesit të PSG në Ligën e Kampioneve, duke plotësuar një tjetër edicion spektakolar ku klubi i tij fitoi gjithçka. Por pas ndeshjes, mes buzëqeshjeve për të gjithë, trajneri spanjoll kishte më pak për një gazetare në veçanti.

Ai u ftua të fliste për televizionin spanjoll “Movistar” dhe aty nuk ngurroi të hakmerrej ndaj gazetares Susana Guash, e cila njihet si madrilene dhe ka thumbuar shpesh Barcelonën ndër vite.

“Jam këtu për Monikan. Më pak për ty Alvaro. Dhe jo shumë për ty”, i tha ai Guash që mbeti e çuditur fillimisht.

“Koha fluturon, sa kohë ka kaluar?”, i tha ajo me shpejtësi trajnerit. “Nuk e di, jam ende shumë i ri. Nuk e di se sa kohë ka kaluar”, tha Luis Enrike duke vazhduar thumbimin e tij. “Nuk i mungojnë shkopinjtë. Ka gjithmonë një shtizë gati”, tha gazetarja spanjolle.

Problemi mes Luis Enrikes dhe Guash ka lindur thuajse një dekadë më parë, kur ajo intervistonte asokohe trajnerin e Barcelonës pas eliminimit nga Liga e Kampioneve përballë Atletiko Madrid në vitin e largët 2016. Trajneri nuk u kursye kundër gazetares duke e cilësuar si tendencioze. “Analiza jote është thuajse sipërfaqësore, tendencioze. Nuk ka të bëjë aspak me atë të një profesionisti. Fol për çfarë të duash, unë do të të përgjigjem për çfarë të dua”, i tha asokohe Luis Enrike gazetares, në një dialog që pushtoi rrjetet sociale e krijoi jo pak polemika.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz