back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Tregu i hapur energjetik”, Rafuna: Asnjë fabrikë të dielën nuk punon, çmimi...

“Tregu i hapur energjetik”, Rafuna: Asnjë fabrikë të dielën nuk punon, çmimi i energjisë arrin në 64.3 euro për megavat

Të ngjajshme

Vdekja e aktorit Perry/ Një mjek dënohet me burg

Një mjek nga Kalifornia, i cili i dha ketaminë...

Arrestohet një person në Kaçanik, konfiskohen dy armë e 67 fishekë

Sot Policia e ka zhvilluar një aksion në Kaçanik. Në...

Çmimet e pronave banesore/ ASK-ja prezanton sot të dhënat

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mban konferencën për...

Mot i vranët, temperatura të ulëta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot...

Sot ka hyrë në fuqi tregu i lirë energjetik siç e quan Qeveria, përkundër kundërshtive të mëdha nga komuniteti i bizneseve në Kosovë.

Ata protestuan gjatë javës duke bllokuar hyrjet në Prishtinë, për të kërkuar nga Qeveria kohë për një transformim të tillë.

Lulzm Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se përkundër se sot është e diel ku asnjë fabrikë nuk punon, çmimi i energjisë arrin në 64.3 euro për megavat.

Intervistën e tij për Klan Kosovën e shpërndau faqja e Odës Ekonomike.

“Edhe pse është ditë e diel, kur asnjë fabrikë nuk operon, çmimi i energjisë arrin në 64.3 euro për megavat. Kësaj shume i shtohen edhe rreth 30 euro për tarifat e rrjetit (KOSTT dhe KEDS), si dhe kosto shtesë për administrim, rrezikshmëri dhe marzhë fitimi, për të cilat nuk dihet sa janë saktësisht. Kjo situatë krijon pasiguri të plotë, madje edhe kur bëhet fjalë për furnizim nga Furnizuesi i Fundit”, ka thënë ai. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz