back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditOsmani për takimin me kreun e Antigua dhe Barbuda: Hap i partneritetit...

Osmani për takimin me kreun e Antigua dhe Barbuda: Hap i partneritetit më të fuqishëm

Të ngjajshme

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se e pati kënaqësinë t’i uroj mirëseardhje kreut të shtetit të Antigua dhe Barbuda, Sir Rodney Errey Lawrence Williams,  guvernator i Përgjithshëm.

Në një postim në Facebook, ajo ka bërë të ditur se me të diskutuan një mori çështjesh që janë në interesin e të dyja shteteve.

“Shpreha mirënjohjen e thellë për njohjen që vendi i tij i bëri Kosovës në vitin 2015, një akt që forcoi pozitën tonë ndërkombëtare dhe dëshmoi mbështetje parimore për shtetësinë tonë”.

“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të interesit të përbashkët si dhe për mbështetjen e Kosovës brenda komunitetit CARICOM”, ka shkruar Osmani.

E njëjta shtoi se ky takim është një hap i rëndësishëm drejt një partneriteti më të fuqishëm në mes të dyja shteteve. 

Të Fundit

Sport

ShowBiz