BallinaLajmeLajmet e FunditYlli i Ligës Premier jep sinjale se do të transferohet në verë...

Ylli i Ligës Premier jep sinjale se do të transferohet në verë tek Liverpooli

Milos Kerkez ka nxitur edhe më shumë thashethemet për një kalim të mundshëm të tij në verë tek Liverpooli. 

Kampioni i Ligës Premier është i etur që të nënshkruaj me reprezentuesin hungarez gjatë afatit kalimtar veror, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse tek Bournemouth. 

I pyetur për një lëvizje të mundshme tek Liverpooli, Kerkez tha për Nemzeti Sport se thashethemet e nxisin atë që të shtyjë përpara. 

“Natyrisht, gjithmonë diçka rrjedhë në lajme. Mendoj se është normale që nëse luan mirë dhe skuadra bën mirë, atëherë ju përfundoni në lajme dhe në faqen kryesore dhe të gjithë flasin për ty”. 

“E shoh këtë si diçka që më nxit të shtyjë përpara. E gjithë kjo nuk më thyen mua, por as nuk më ngre vetëbesimin. Më mëson përulësinë dhe më motivon mua”, ka thënë Kerkez. 

Arne Slot thuhet se po kërkon që të përforcojë opsionet e tij në krahun e majtë këtë verë, me Andreë Robertson që ka pësuar një rënie në formë gjatë sezonit 2024/2025. 

Liverpooli pritet të mos ndalet me kaq me transferime, teksa pas zyrtarizimit të Jeremie Frimpong i radhës pritet të jetë Florian Wirtz./Telegrafi/

- Advertisement -