back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditStudimi i ri, Gjermania është vendi më i shtrenjtë në botë për...

Studimi i ri, Gjermania është vendi më i shtrenjtë në botë për të prodhuar vetura

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Një studim i ri nga firma konsulente Oliver Wyman ka zbuluar një sfidë të madhe me të cilën përballen prodhuesit gjermanë të makinave: kostot jashtëzakonisht të larta të punës.

Çdo makinë e prodhuar në Gjermani mbart një kosto mesatare pune deri në 3,300 dollarë, që përfshin pagat, kontributet e pensioneve dhe përfitime të tjera.

Në krahasim, të njëjtat kosto në Shtetet e Bashkuara arrijnë në rreth 1,340 dollarë, ndërsa në Marok ato janë më të ulëtat, vetëm 106 dollarë për automjet.

Me futjen e tarifave për importet e makinave të huaja në Shtetet e Bashkuara, gjithnjë e më shumë prodhues po shqyrtojnë zhvendosjen e një pjese të prodhimit të tyre brenda kufijve amerikanë.

Midis tyre është Audi, për të cilin kjo do të ishte fabrika e saj e parë në Shtetet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, shmangia e tarifave nuk është arsyeja e vetme për të konsideruar zhvendosjen e prodhimit jashtë Gjermanisë – rritja e kostove të punës lokale është bërë një kërcënim i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e industrisë gjermane të makinave. /Telegrafi/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz