back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditFranca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe afër shkollave për...

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe afër shkollave për t’i mbrojtur fëmijët

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Qeveria franceze njofton se nga korriku do të ndalohet pirja e duhanit në vende publike si plazhet, parqet dhe zonat pranë shkollave. Kjo masë synon të mbrojë fëmijët nga dëmet e duhanit dhe të përforcojë një mjedis më të pastër për ta.

Ndalimi nuk do të përfshijë tarracat e jashtme të kafeneve dhe nuk do të aplikohet për cigaret elektronike.

“Ku ka fëmijë, duhani duhet të zhduket,” deklaroi Catherine Vautrin, Ministrja e Shëndetësisë dhe Familjes, gjatë një interviste për gazetën Ouest France.

Nga 1 korriku, pirja e duhanit do të ndalohet në plazhe, parqe, kopshtet publike, zonat e shkollave, stacionet e autobusëve dhe objektet sportive në të gjithë Francën. Kjo për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve dhe komunitetit në përgjithësi.

Sipas Ministres Vautrin, pirja e duhanit shkakton rreth 200 vdekje në ditë në Francë, edhe pse numri i duhanpirësve është në nivelin më të ulët historik.

Vitin e kaluar, Mbretëria e Bashkuar miratoi një ndalim të ngjashëm, ndërsa disa rajone në Spanjë dhe Suedi kanë marrë masa të ngjashme për të kufizuar pirjen e duhanit në hapësira publike.

Të Fundit

Sport

ShowBiz