back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditDita Ndërkombëtare e Fëmijëve, Policia feston së bashku me voglushët

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, Policia feston së bashku me voglushët

Të ngjajshme

Liverpool-Newcastle, këto janë formacionet zyrtare

Sonte zhvillohet superdueli i së shtunës në Premierligë. Kampioni në...

Nuk dorëzohet Chelsea, përmbys rezultatin ndaj West Hamit

Chelsea ka arritur të përmbys rezultatin ndaj West Hamit. Është...

Debutim për t’u harruar, Asllani merr karton të kuq

Kristjan Asllani ka debutuar sonte me Beshiktashin në Superligën...

Ngushtohet rezultati, Chelsea shënon ndaj West Hamit

Chelsea ka arritur të shënojë më në fund ndaj...

Sot, më 1 Qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Policia e Kosovës iu bashkua festës së vogëlushëve në disa qytete të vendit, duke organizuar aktivitete edukative dhe argëtuese në një atmosferë të mbushur me gëzim dhe buzëqeshje.

Fëmijët patën mundësinë të takohen nga afër me zyrtarët policorë, të njihen me punën e tyre dhe të mësojnë më shumë për sigurinë, rregullat në trafik dhe mënyrat për të parandaluar dukuri të rrezikshme që mund të prekin fëmijët dhe të rinjtë.

Përmes bashkëbisedimeve të drejtpërdrejta, pyetjet e fëmijëve morën përgjigje të sinqerta dhe edukative, duke ndihmuar në krijimin e një klime besimi e mirëkuptimi mes të rinjve dhe Policisë.

Në këtë ditë të veçantë, Policia e Kosovës dëshmoi përkushtimin e saj për të qenë pranë çdo qytetari, e sidomos pranë fëmijëve – duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe edukimi për një të ardhme më të sigurt, më të drejtë dhe më të bashkuar.

Të Fundit

Sport

ShowBiz