back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditReagon Suma: Përdorimi i vules me emrin e një krimineli serb është...

Reagon Suma: Përdorimi i vules me emrin e një krimineli serb është në kundërshtim me ligjet e Kosovës

Të ngjajshme

Kosova dhe Britania së shpejti me marrëveshje strategjike në mbrojtje, siguri dhe tregti

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin...

Ish-deputeti kthehet në garën për parlament

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Hoti do të...

Inspektorati i Punës mbyll një biznes në Vushtrri

Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar mbylljen e përkohshme...

Ish-kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të vulës me emrin e kriminelit serb, Gjeneralit Jankoviq.

Kjo vulë sipas raportimeve po përdoret nga një noter në këtë komunë.

Suma ka thënë se ky emërtim i këtij krimineli është hequr nga përdorimi zyrtar nga viti 2012.

“I bëjmë me dije zyrës së noterisë në Han të Elezit dhe opinionit të gjerë se ky emërtim i këtij krimineli është hequr nga përdorimi zyrtar nga viti 2012 pas presionit që i kemi bërë vazhdimisht të gjitha institucioneve si vendore ashtu edhe atyre ndërkombëtare që nga Çlirimi i Kosovës në Qershorin e vitit 1999 deri në mesin e vitit 2012 kur Kuvendi i Kosovës e ndryshoi edhe me ligj emërtimin e Hanit të Elezit në gjuhën serbe dhe nga ajo kohë Hani i Elezit edhe në gjuhën serbe quhet Elez Han,  andaj përdorimi i vulës së noterit me këtë emërtim të kriminelit Jankoviq është në kundërshtim me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës dhe se Noteri në Han të Elezit menjëherë duhet ta largoj nga përdorimi këtë vulë dhe të nxjerrë vulën e re ku duhet të përdoret emërtimi zyrtar i Hanit të Elezit në të kundërtën do të jemi të detyruar t’ia mbyllim këtë zyrë”, tha Suma në reagimin e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz