back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditNP Ujësjellësi dhe Kanalizime: Rikthehet furnizimi me ujë në Çair, qytetarët ta...

NP Ujësjellësi dhe Kanalizime: Rikthehet furnizimi me ujë në Çair, qytetarët ta përdorin në mënyrë racionale

Të ngjajshme

Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Han...

Filmi i Visar Morinës fiton çmimin kryesor në Sundance, luan aktori Astrit Kabashi

Filmi “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina, me...

Lucas Paqueta zyrtarizohet te skuadra e re

Lucas Paqueta edhe zyratrisht është pjesë e Flamengos. Braziliani është...

Niveli i furnizimit të rregullt me ​​ujë u arrit sot në mëngjes përmes vendbanimit Hekurana në komunën e Gazi Babës, por për shkak të konsumit të tepërt dhe tërheqjes nga Çairi, rrjeti po zbrazet shumë shpejt, informuan sot nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizime.

Në kumtesë theksohet se ndërhyrja është përfunduar me sukses, por për të shmangur defektet në rrjetin e furnizimit me ujë gjatë lëshimit të serishëm të ujit nën presion, thonë se po punohet ngadalë dhe gradualisht me qëllim për të rregulluar rrjetin.

“Qytetarëve u kërkohet të kenë durim dhe ta përdorin në mënyrë racionale derisa rrjeti të stabilizohet, përndryshe do të shkaktojë Çairi mungesë për gjysmën e qytetit që mund të zgjasë me ditë. Shumica e njoftimeve nga NP Ujësjellës dhe Kanalizime Shkup u transmetuan nga mediat deri te opinioni, ndërsa besojmë se qytetarët e kuptojnë seriozitetin e ndërhyrjes që duhet bërë një herë, dhe ajo ditë ishte dje”, qëndron në kumtesë.

Me realizimin e këtij projekti, thonë, përmirësohen kushtet hidraulike në rrjetin e ujësjellësit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz