back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditApple dhe Google i nënshtrohen ligjit të ri, që hyn në fuqi...

Apple dhe Google i nënshtrohen ligjit të ri, që hyn në fuqi më 1 janar

Të ngjajshme

Zanetti: Pa penalltinë e Liverpoolit, Interi sot do të ishte në 1/8-at

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka komentuar shortin e...

FSK organizon trajnime dhe vlerësime praktike për kadetët në Badovc dhe Koliq

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët për dy aktivitete të...

OBSH-ja sheh rrezik të ulët të përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë

Ekziston një rrezik i ulët i përhapjes së virusit...

Ilir Ferati në 16-vjetorin e shuarjes së Fadilit: Rruga dhe ideali i tij vazhdon përmes nesh

Sot shënohet 16-vjetori i shuarjes së Fadil Feratit, ish-kryetarit...

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott ka nënshkruar ligjin me të cilin kompanitë si Apple dhe Google, u kërkohet të verifikojnë moshën e përdoruesve të dyqaneve të tyre online të aplikacioneve.

Ligji do të duhej  të hynte në fuqi më 1 janar 2026, dhe do të kërkojë pajtimin e prindërve për marrjen apo blerjen e aplikacioneve për përdoruesit nën 18-vjeç, shkruan Reuters.

Utah është shteti i parë amerikan që ka marrë një vendim të ngjashëm më herët gjatë këtij viti, kurse anëtarët e Kongresit amerikan gjithashtu kanë zbuluar ligjin federal.

Një tjetër projektligj i Teksasit, i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e Teksasit dhe që pret një votim në Senat, do të kufizonte aplikacionet e mediave sociale për përdoruesit mbi moshën 18 vjeç.

Agjencia vëren se kufizimet e moshës dhe pëlqimi prindëror për aplikacionet e mediave sociale janë një nga fushat e pakta me konsensus të gjerë në SHBA.

Për shembull, një sondazh dy vjet më parë zbuloi se 81 përqind e amerikanëve mbështesin kërkesën që prindërit t’u lejojnë fëmijëve të krijojnë llogari në mediat sociale me pëlqimin e prindërve, dhe 71 përqind janë në favor të verifikimit të moshës para përdorimit të mediave sociale. /Telegrafi/

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz