back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditVrasje për gjakmarrje në Lezhë të Shqipërisë

Vrasje për gjakmarrje në Lezhë të Shqipërisë

Të ngjajshme

FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138-ta në botë

Forca e Sigurisë së Kosovës sipas platformës prestigjioze online,...

“Qajte se të la”, Alba përplaset me Dolcen për Limin

Dy banoret e Big Brother VIP Kosova, Alba dhe...

Mot i vranët e me shi

Sot pritet mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa...

Vasje për gjakmarrje në Lezhë. Pjetër Kaza u ekzekutua në Tale të Lezhës. Mësohet se 57-vjeçari u gjet i pajetë brenda makinës së tij nga familjarët.

Ngjarja dyshohet ka ndodhur rreth orës 01:00 te kësaj te diele, teksa 57-vjeçari sapo ishte kthyer nga puna për në banesë, ku edhe i është zënë pritë nga ku autorët e paidentifikuar, të cilët e kanë qëlluar me armë zjarri.

Trupi i pajetë u gjet rreth orës 5 të mëngjesit nga bashkëshortja e 57-vjeçarit, e cila më pas njoftoi edhe familjarët e tjerë.

Nga hetimet e para rezulton se Pjetër Kaza mund të jetë vrarë për gjakmarrje, pasi rreth një viti më parë viktimës i kanë vrarë vëllain në Belgjikë.

Sipas burimeve paraprake, autori i krimit është ende i paidentifikuar dhe nuk dihen motivet e vrasjes.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për grumbullimin e provave dhe marrjen në pyetje të familjarëve dhe banorëve të zonës. Grupi hetimor po ndjek disa pista për zbardhjen e rrethanave të krimit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz