Dy automjete janë aksidentuar paraditen e sotme në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë, në fshatin Shakovicë.
Sipas informatave të Telegrafit nga vendi ngjarjes, lëndime të lehta kanë pësuar dy pasagjerë në njërin automjet, një grua e moshuar dhe një fëmijë.
Gjithashtu janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.
Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia e shoferit të njërës veturë, i cili ka tejkaluar një traktor.
Telegrafi ka kontaktuar me policinë por të njëjtit deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndryshe, në aksin rrugor ku ka ndodhur aksidenti komunikacioni po zhvillohej në dy drejtimet në korsinë njëkahëshe, meqë në korsinë tjetër është duke u shtruar pjesa finale e asfaltit.
Në magjistralen Prishtinë-Podujevë janë duke u finalizuar punimet në zgjerimin e kësaj rruge. /Telegrafi/

