back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditVrasje me armë zjarri në Lezhë, ekzekutohet në oborrin e shtëpisë 57-vjeçari

Vrasje me armë zjarri në Lezhë, ekzekutohet në oborrin e shtëpisë 57-vjeçari

Të ngjajshme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tale të Lezhës, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Pjetër Kaza, rreth 57 vjeç. Ai është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij në oborrin e banesës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit.

Lezhë/Informacion paraprak

Në fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. K., rreth 57 vjeç, banues në Tale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij,  në kohën që  shtetasi P. K., po kthehej për në banesë me automjetin e tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e  Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar  në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz