back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditNdihmoi në kalimin e paligjshëm të kufirit të disa personave, arrestohet i...

Ndihmoi në kalimin e paligjshëm të kufirit të disa personave, arrestohet i huaji në Sarandë

Të ngjajshme

Një 31-vjeçar, banues në Britaninë e Madhe, është arrestuar në flagrancë në Qafë Botë teksa po ndihmonte disa persona të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin, për të shkuar drejt Greqisë.

Sipas njoftimit të policisë, i riu po ndihmonte 7 emigrantë të kalonin kufirin, kundrejt një pagese. Goditja e këtij rasti nga ana e uniformave blu, vjen në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX.

31-vjeçari u arrestua për veprën penale “Dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve shtetërorë”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme hetimore.

“Qafë Botë/Goditet një rast i dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. Policia Kufitare në Qafë Botë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX, vë në pranga një 31-vjeçar të huaj që po shoqëronte një grup emigrantësh, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt Greqisë, kundrejt pagesës. Në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, si dhe në zbatim të detyrave për kontrollin e territorit në vijën e gjelbër kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Botës, në bashkëpunim me FRONTEX, zhvilluan kontrolle intensive në zonat me risk.

Gjatë këtyre kontrolleve, mbrëmjen e djeshme, në zonën e Kataetos, u konstatua një shtetas i huaj që po shoqëronte një grup prej 7 emigrantësh të paligjshëm, me qëllim kalimin e tyre të paligjshëm në territorin grek. Në vijim të veprimeve proceduriale, u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve shtetërorë”, i shtetasit F. K., 31 vjeç, banues në Mbretërinë e Bashkuar. Nga hetimet paraprake rezultoi se ky shtetas kishte ndërmarrë shoqërimin e personave të mësipërm drejt kufirit, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e tyre të paligjshëm në Greqi.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz