back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditVdes në Qabe një haxhi nga Kosova

Vdes në Qabe një haxhi nga Kosova

Të ngjajshme

“Stranger Things” po thyen rekorde në Netflix

Sezoni i pestë i “Stranger Things” ka shpërthyer në...

Crawfordit i hiqet titulli i WBC-së pas fitores ndaj Canelos

Boksieri amerikan, Terence Crawford, nuk është më kampion i...

Trump sulmon emigrantët somalezë: “Nuk i duam, janë plehra”

“Nuk i duam në vendin tonë”: Presidenti amerikan Donald...

Mijëra besimtarë myslimanë nga Kosova kanë shkuar në vendet e shenjta për ta kryer Haxhin.

Por, nga atje sot erdhi një lajm i dhimbshëm.

Në vendet e bekuar, vdiq Avdi Jusufi, një Haxhi nga Kosova.

Kjo u bë e ditur nga familjarët përmes njoftimit në rrjetet sociale.

“Ceremonia e varrimit do të bëhet sot, më 1 qershor 2025 (e dielë), me namazin e drekës në Qabenë e Bekuar. E pamja mbahet për tri ditë, duke filluar nga dita e hënë, më 2 qershor 2025, në Vushtrri – Novosella e Begut”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

“Vdekja e tij ka lënë një boshllëk të madh në zemrën e familjes sonë, por kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i freskët në mendjet dhe zemrat tona. Babai ynë me shpirt i donte vendet e shenjta, andaj Allahu e zgjodhi që shpirtin ta dorëzonte pikërisht atje! Faleminderit të gjithëve për ngushëllimet dhe përkrahjen në këto momente të rënda për familjen tonë. Allahu e bëftë prej banorëve të Xhennetit!”, thuhet në një shkrim të postuar në Facebook nga djali i tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz