back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditDigjet një automjet në ecje në aksin Elbasan–Tiranë, nuk ka të lënduar

Digjet një automjet në ecje në aksin Elbasan–Tiranë, nuk ka të lënduar

Të ngjajshme

“Stranger Things” po thyen rekorde në Netflix

Sezoni i pestë i “Stranger Things” ka shpërthyer në...

Crawfordit i hiqet titulli i WBC-së pas fitores ndaj Canelos

Boksieri amerikan, Terence Crawford, nuk është më kampion i...

Trump sulmon emigrantët somalezë: “Nuk i duam, janë plehra”

“Nuk i duam në vendin tonë”: Presidenti amerikan Donald...

Një incident ka ndodhur sot në aksin kombëtar Elbasan–Tuneli i Krrabës–Tiranë, në afërsi të fshatit Dopaj, ku një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje.

Sipas burimeve paraprake, zjarri ka shpërthyer papritur në pjesën e përparme të makinës, duke detyruar drejtuesin e mjetit të ndalojë menjëherë dhe të largohet nga automjeti.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa mjeti është djegur thuajse plotësisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur shpejt forcat zjarrfikëse dhe patrullat e policisë, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës për të shmangur rrezikun për mjetet e tjera që qarkullonin në rrugë.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, por dyshohet për një defekt teknik në sistemin elektrik të automjetit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz