back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPremtimi i ndërprerë, 18 vjet pritje për një banesë që nuk u...

Premtimi i ndërprerë, 18 vjet pritje për një banesë që nuk u përfundua kurrë

Të ngjajshme

​Arrestimet nga Serbia, reagon KMDLNJ: Po bëhen në bazë të reciprocitetit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive...

​Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 84 të burgosur lufte nga secila palë

Ukraina dhe Rusia njoftuan një shkëmbim tjetër të të...

Fjalët e perandorit Justinian zbulojnë vitin kur e ndërtoi bazilikën në qytetin e lashtë në Dardani

Gërmimet e sivjetme të arkeologëve në Parkun Arkeologjik Ulpiana,...

Newcastle po i shpenzon paratë e Isakut? Arrin marrëveshje me yllin e Aston Villas

Skuadra e Newcastle Unitedit ka arritur marrëveshje me futbollistin...

Kori i Filharmonisë së Kosovës në Hamburg

Kori i Filharmonisë së Kosovës e nis sezonin e...

Në skajin e harresës, mes rrënimeve të betonit të thyer dhe gjurmëve të pasigurta të një ndërtimi të mbetur në mes, ngrihet një objekt i papërfunduar që ngjan me një gërmadhë të mbetur nga lufta.

Muret e zhveshura janë bërë kanavacë për mykun dhe hijet e kohës, ndërsa korridoret e gjymtuara strehojnë erën e papastërtinë. Ky vend është bërë deponi e mbeturinave, një strehë e rastësishme për zogjtë e malit që e kanë bërë të tyrin, mes shisheve bosh, mbetjeve të plastikës dhe heshtjes së zymtë që flet më shumë se çdo zhurmë. Një simbol i premtimeve të prera përgjysmë dhe kujtesë e një realiteti që nuk u bë kurrë i plotë.

Ky objekt i papërfunduar në zemër të Mitrovicës, në tokën e tyre, ishte shtëpia dhe e ardhmja e premtuar për familjen Mustafa. Ata po kërkojnë të drejtën e tyre përmes gjykatës tash e 18 vjet, për dëmin që iu shkaktua, e ndërtimin që nuk u krye kurrë.

“E kemi pas shtëpinë në Qendër të Mitrovicës dhe gjatë luftës u dogj në tërësi nga forcat serbe.  Ata e kishin pastrua vendin në tërësi, kishin mbjellë bari. Dhe ka pas 4 ari, afërsisht 4 ari tokë”, thotë qytetarja Xhevahire Mustafa.

Në vitin 2003, në pamundësi për të rindërtuar shtëpinë e tyre të djegur gjatë luftës, familja Mustafa kishte lidhur kontratë me kompaninë ‘Durante Group’.

“Mandej, pasi ne nuk kishim mundësi të ndërtojmë diçka vet e nënshkruam kontratën me z.Bujar Goranin pronari i firmës “Durante Group”, për ndërtimin e një objekti afaristo-banesor i cili duhej të kryhej për 20 muaj”, thotë tutje ajo.

“Mirëpo, nuk u krye për 20 muaj, nënshkruam edhe një kontratë tjetër për kompensim mujor deri në dorëzimin e çelësave në dorë”, thekson Mustafa.

Ata u detyruan të jetojnë me qera, e disa prej tyre u larguan nga Kosova.

“Kunati im ka jetu me qera, me qera dikun është vendos kurse ne kemi jetu, kemi shku në Gjermani, familja ime. Kunatit ja ka pagu qeranë, nga 150 euro në muajt, neve gjatë asaj kohe kurgjo, mandej se nuk arrihet ky ndërtimi në kohë, atëherë kemi bërë një kontratë tjetër që në muajt do të na paguaj kompensim. Pat fillu me pagu atë kompensim, pak një sasi të vogël e ka paguar, mirëpo jo, mandej e ndërpriti,  në vitin 2006 e ndërpriti krejt, i ndërpriti punimet dhe kështu më nuk paguajti asgjë”, shton ajo.

Përveç ndërprerjeve të punimeve, mos pagesave të qerave, Xhevahire Mustafa pretendon se nuk arrinin të kishin kontakt me ndërtuesin Gorani.

“Nuk kemi pas kontakt, jemi përpjekë shumë me e marrë me bisedua me të, mirëpo ai i ikte çdo kontakti me neve, nuk kemi pas kurrfarë kontakti gjatë asaj kohe sa e kemi kërku. Po në vitin 2007, prapë jemi mundu me pas kontakt me të, jemi mundu gjithsesi kemi shkru, thirre në telefon, nuk është lajmeru, nuk është përgjigje në mesazhet tona. Kemi shku shpesh, kunati im ka shku shpesh në Prishtinë me shpresë që do ta takojnë në zyre, do ta gjej ose ka pritë para zyrës edhe ka shëtitë rrugëve të Prishtinës me shpresë se do ta takoj diku rrugës por kot”, ka thënë ajo. /Betimi për Drejtësi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz