back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPolicia e gjen personin që e kishte vjedhur një Audi A3 vitin...

Policia e gjen personin që e kishte vjedhur një Audi A3 vitin e kaluar- automjeti i kthehet pronarit, hajni arrestohet

Të ngjajshme

E vendosën këtë tabelë, në Gjermani, vetëm në 13 vende, a e dini kuptimin e saj?

Shenja më e rrallë rrugore në Gjermani është vendosur...

Ilir Murtezaj ia dorëzon postin e drejtorit të ATK-së Mentor Hysenit

Në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) sot është mbajtur...

Bajrami: Kosova ka të drejtë të monitorojë proceset në Hagë, s’është ndërhyrje

Profesori universitar, Arsim Bajrami, ka thënë se Kosova ka...

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar për rastin e vjedhjes së një veture.

Policia ka bërë të ditur po ashtu se i dyshuari ka qenë i arrestuar edhe më herë për vepra të tjera penale, dhe se automjeti i është kthyer pronarit.

Në komunikatën e PK-së, theksohet se i dyshuari, automjetin të tipit Audi A3 e kishte vjedhur vitin e kaluar.

Postimi:

Zbulohet dhe ndalohet i dyshuari për vjedhje të automjetit – vetura i kthehet pronarit

Prizren, 31 maj 2025 – Policia e Kosovës, përkatësisht Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, pas hetimeve intensive lidhur me rastin e vjedhjes së një automjeti ( audi a3 ,vlera 4000 euro)  të raportuar më datë 14.11.2024, ka arritur të identifikojë dhe arrestojë personin e dyshuar për këtë vepër penale.

Gjatë fazës hetimore, njësitet hetimore kanë identifikuar të dyshuarin, i cili më herët ishte arrestuar për vepra të tjera penale. Pas intervistimit të tij më datë 31.05.2025, është zbuluar lokacioni i automjetit të vjedhur.

Automjeti i gjetur është kthyer pronarit legjitim.

Policia e Kosovës, përmes angazhimit të vazhdueshëm profesional, mbetet e përkushtuar në zbardhjen e rasteve kriminale, sjelljen e autorëve para drejtësisë dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz