back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditSydney Sweeney konfirmon ndarjen nga Jonathan Davino pas muajsh thashethemesh

Sydney Sweeney konfirmon ndarjen nga Jonathan Davino pas muajsh thashethemesh

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Sydney Sweeney, aktorja 27-vjeçare e njohur nga seriali “Euphoria”, ka folur për herë të parë për ndarjen nga i fejuari Jonathan Davino.

Në një intervistë për The Times, ajo u përgjigj shkurt “Jo” kur u pyet nëse planifikon martesë dhe “Po” kur pyetën nëse është beqare.

Sydney tha se po shijon kohën me miqtë dhe po mëson më shumë për veten, shkruan DailyMail.

Ajo dhe Davino, 41 vjeç, ishin bashkë nga viti 2018 dhe u fejuan në 2022. Davino ishte edhe producent në filmin romantik “Anyone But You”, ku Sydney luante me Glen Powell.

Ajo theksoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Glen, por jo lidhje romantike.

Aktualisht, Sydney po i kushtohet pasionit për restaurimin e makinave, kujdesit për qentë e saj dhe investimeve në pasuri të paluajtshme në vende të ndryshme si Los Angeles, Florida dhe New York.

Në karrierë, ajo po promovon serialin “Echo Valley” në Apple TV+, që do të nisë më 13 qershor, ku luan me Julianne Moore.

Sydney theksoi se po mëson të balancojë punën e ngarkuar dhe jetën personale, duke dëgjuar këshillat e familjes për t’u ngadalësuar dhe për të marrë pushime. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz