back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMakthi i Interit: Nga ëndrra e tripletës në një sezon duarbosh

Makthi i Interit: Nga ëndrra e tripletës në një sezon duarbosh

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Vetëm një muaj më parë, Interi ëndërronte të fitonte tripletën, por tani e ka përfunduar sezonin pa asnjë trofe në duar.

Interi e përfundoi sezonin 2024-25 pa asnjë trofe, pasi humbi finalen e Ligës së Kampionëve 5-0 kundër PSG-së.


Ëndrra u bë realitet – PSG deklason Interin në finalen e Championsit dhe kompleton tripletën e artë

Lexo po ashtu
Ëndrra u bë realitet – PSG deklason Interin në finalen e Championsit dhe kompleton tripletën e artë

Vetëm një muaj më parë, Nerazzurrët ëndërronin të fitonin tripletën, me trajnerin Simone Inzaghi që sugjeronte se skuadra e tij mund të fitonte edhe katër tituj, përfshirë Kupën e Botës për Klube.

Megjithatë, një eliminim në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë nga rivalët e qytetit, Milan, ishte fillimi i fundit. Disa ditë më vonë, djemtë e Inzaghit humbën 1-0 në shtëpi kundër Romës, duke e parë Napolin t’i kalonte në krye të tabelës së Serie A.

Ishte humbja e tyre e tretë radhazi në të gjitha garat dhe një pikë kthese dramatike në sezonin e tyre.


Nota e Kristjan Asllanit dhe të tjerëve: PSG 5-0 Inter

Lexo po ashtu
Nota e Kristjan Asllanit dhe të tjerëve: PSG 5-0 Inter

Interi e ndryshoi tërësisht vëmendjen te Liga e Kampionëve, veçanërisht pas një fitoreje epike me rezultat të përgjithshëm 7-6 ndaj Barcelonës në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Ata humbën një shans për të kaluar Napolin në raundin e parafundit të Serie A, duke pësuar një gol barazimi në fund të ndeshjes kundër Lazios në San Siro, ndërsa Napoli u ndal në një barazim 0-0 me Parmën.

Rezultati tronditës i sonte në Mynih do të thotë që Nerazzurrët e kanë mbyllur sezonin pa një trofe. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz