back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditDua Lipa feston 24 vite miqësi me shoqen e saj, ndan fotografi...

Dua Lipa feston 24 vite miqësi me shoqen e saj, ndan fotografi të rralla nga fëmijëria

Të ngjajshme

S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve...

Barcelona transferon super talentin holandez, e konfirmon Fabrizio Romano

Barcelona ka arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit...

Këngëtarja, Dua Lipa, ka ndarë disa momente të veçanta nga fëmijëria e saj për të festuar ditëlindjen e shoqes së ngushtë, Mia.

Në fotografitë e publikuara, Dua shfaqet e qeshur dhe plot gëzim, duke theksuar lidhjen e fortë që kanë ndërtuar gjatë 24 viteve të miqësisë.

“Nuk mund ta besoj! 24 vjet miqësi që po bëhen gjithnjë e më të çmendura. Mezi pres të shoh çfarë do të ndodhë në 30 vitet e ardhshme”, shkruan këngëtarja pranë fotografive nostalgjike, shkruan DailyMail.

Dua Lipa, e njohur për stilin dhe talentin e saj në muzikën pop, ka arritur suksese të mëdha gjatë karrierës dhe vazhdon të jetë një nga artistet më të ndjekura në skenën ndërkombëtare.

Ajo është shfaqur në shumë evente dhe ka marrë pjesë në projekte të rëndësishme muzikore, duke fituar vlerësime për performancat e saj energjike dhe zërin karakteristik.

Ndërkohë, spekulime për një marrëdhënie të tensionuar midis Duas dhe Miley Cyrus kanë marrë vëmendje së fundmi, pas daljes së këngës së re të Miley-t që disa e interpretojnë si një referencë ndaj Duas.

Megjithatë, asnjëra nga artistet nuk ka komentuar drejtpërdrejt për këto thashetheme, dhe marrëdhënia e tyre mbetet një temë diskutimi vetëm për fansat dhe mediet. /Telegrafi/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Të Fundit

Sport

ShowBiz