BallinaLajmeLajmet e FunditPetkoviq bën drama në reagimin ndaj Bislimit: Dialogu zhvillohet Prishtinë-Beograd, jo Kosovë-Serbi

Petkoviq bën drama në reagimin ndaj Bislimit: Dialogu zhvillohet Prishtinë-Beograd, jo Kosovë-Serbi

Të ngjajshme

Mediumi gjerman: Kaos në Kosovë, zgjedhjet e treta brenda 16 muajsh shpërdorojnë milionat

Mediumi gjerman Frankfurter Rundschau shkruan se kriza politike në...

​1 Maji – Dita ndërkombëtare e punëtorëve

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky...

Hoxhaj falënderon kongresmenët amerikanë: Kosova i takon NATO-s

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përshëndetur...

Kreu i ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar ndaj një interviste që kreu i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, ka dhënë për mediumin “Deutche Welle”. Sipas Petkovicit, intervista e Bislimit “është një mashtrim i pastër”.

Petkovic ka thënë se s’është e vërtetë që Ekipi Menaxhues s’ka paraqitur draft-statut për Asociacionin.

Politikani serb ka dramatizuar dhe i është kapur zëvëndëskryeminstrit Besnik Bislimi edhe për formulimin që ka përdorur se dialogu po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se sipas Rezolutës së OKB-së, dialogu zhvillohet mes “Prishtinës dhe Beogradit”.

“Është gënjeshtër që dialogu po zhvillohet midis “Serbisë dhe Kosovës” – Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e vitit 2010 vendosi një dialog midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Petkoviq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz