back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditTentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 22-vjeçari i cili ishte në kërkim...

Tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 22-vjeçari i cili ishte në kërkim nga autoritetet gjermane

Të ngjajshme

Fluks pacientësh me grip sezonal, por pa rritje të rasteve krahasuar me dhjetorin

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë po...

Juan Mata dhe klasi i tij, bën tri asiste në një ndeshje me Melbourne Victory

Skuadra e Melbourne Victory ka shënuar fitore të thellë...

Raporti i Komisionit Europian: Shqipëria e dyta në Ballkan për nivelin e lartë të borxhit publik

Pavarësisht uljes gjatë viteve të fundit, Shqipëria pozicionohet ndër...

Spalletti thur lavda për Kenan Yildizin: Është jashtëtokësor..!

Trajneri italian, Luciano Spalletti ka thur lavdata për lojtarin...

Policia e shtetit ka njoftuar se ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili kishte tentuar të hynte në Shqipëri.

Ai ishte në kërkim nga autoritetit gjermane, transmeton Telegrafi.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve të bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, për parandalimin e lëvizjes së shtetasve që janë në kërkim, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, shtetasi D. P., 22 vjeç, banues në Gjermani”, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Tutje, ai ka pohuar se gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijën e dytë në hyrje të vendit, rezultoi se 22-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden Gjermani, pasi në shkurt 2025, Gjykata e Cologne-s në Gjermani, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal” dhe “ Mashtrim”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit./Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz