back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeZymer Aliçkaj, polici i parë i Skenderajt, pensionohet pas një karriere të...

Zymer Aliçkaj, polici i parë i Skenderajt, pensionohet pas një karriere të gjatë në shërbim të qytetarëve

Të ngjajshme

Çfarë ditëlindje! Surpriza e Luanes kushtoi mbi 75-mijë euro

Prej disa ditësh, kryetemë e medias rozë janë befasitë...

Trump i jep ‘paralajmërimin e fundit’ Hamasit që të pranojë marrëveshjen e pengjeve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të dielën paraqiti atë...

Zgjedhjet lokale/ Sot filloi regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar regjistrimin...

Heshtin turqit, Spanja shënon golin e dytë

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar golin e dytë ndaj...

Një kapitull i rëndësishëm i historisë së sigurisë dhe rendit në komunën e Skenderajt është mbyllur sot me pensionimin e Zymer Aliçkaj, polici i parë i kësaj komune, i njohur për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj qytetarëve dhe misionit që e nisi menjëherë pas çlirimit të vendit.

Me numrin simbolik “007”, por larg botës së agjentëve sekretë, Zymer Aliçkaj ka qenë figurë e dashur dhe e respektuar nga komuniteti për dekada. Gjatë gjithë karrierës së tij, ai shërbeu me përkushtim të madh për ruajtjen e qetësisë publike dhe rendit, duke qenë gjithnjë pranë qytetarëve me buzëqeshje, mirëkuptim dhe profesionalizëm.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, përmes një postimi publik ka shprehur mirënjohje të thellë për kontributin e palodhshëm të Aliçkajt, duke e vlerësuar si shembull të përkushtimit ndaj uniformës dhe si një figurë që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e shërbimit policor lokal. Nura rikujtoi gjithashtu kontributin e Aliçkajt edhe si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për liri.

“Skenderaj të është mirënjohës, Zymer! Ta gëzosh pensionimin, duke shijuar momentet e lumtura me familjen tënde!”, u shpreh Nura.

Pensionimi i Zymer Aliçkajt është një moment reflektimi dhe respekti për të gjithë ata që shërbejnë me nder në institucionet tona. Ai largohet nga detyra si një ikonë e shërbimit publik në Skenderaj, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar për brezat e rinj të policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz