back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeLushtaku me mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Naim Kerollit: “Një...

Lushtaku me mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Naim Kerollit: “Një patriot i madh dhe bashkëluftëtar i paharruar”

Të ngjajshme

Moti mbi vendin tonë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Mot i vranët dhe me mundësi për riga shiu të premten

Moti në Kosovë të premten pritet të jetë kryesisht...

Sulmi izraelit vret dy akademikë në universitetin libanez

Dy akademikë u vranë nga një sulm ajror izraelit...

Spahiu: Kurti u tregua koprrac, duhej t’ia ofronte postin e presidentit PDK-së ose LDK-së

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu ka thënë se kryeministri Albin...

Me pikëllim të madh është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Naim Kerollit, njërit prej figurave qendrore të rezistencës kombëtare dhe bashkëluftëtar i hershëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka reaguar përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen për humbjen e mikut dhe bashkëveprimtarit të ngushtë.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit, njërit prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së, mikut tim, burrit të fjalës, Naim Kerolli,” shkruan Lushtaku.

Ai e ka përshkruar Kerollin si një patriot të madh, luftëtar të dalluar dhe veprimtar të pandalshëm të çështjes kombëtare, duke theksuar se kontributi dhe virtytet e tij do të mbesin të pashlyeshme në kujtesën kolektive.

“Ai do të mbetet në kujtesën tonë për vlerat dhe virtytet që i ka bartur deri sa përfundimisht pushoi së rrahuri zemra e tij, pak orë më parë,” shton më tej Lushtaku.

Në fund, Lushtaku ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Kerolli, miqtë, bashkëluftëtarët dhe të gjithë dashamirët e të ndjerit.

Drenica humbi sot një bir të çmuar dhe një simbol të qëndresës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz