Thursday, July 17, 2025
BallinaSportLamine Yamal i kërkon Barcelonës ta bëjë lojtarin më të paguar në...

Lamine Yamal i kërkon Barcelonës ta bëjë lojtarin më të paguar në skuadër

Të ngjajshme

Kur do ta zbulojë fytyrën e të dashurit? Habit Vesa Vllasaliu

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu u...

Izmaku: Takimi Kurti-Limaj këtë fundjavë, presim epilog pozitiv

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka bërë të...

Tërmet në rrethinën e Vitisë

Në rrethinën e Vitisë ka ndodhur një tërmet me...

A do heqë dorë Ariana Grande nga muzika?

Fituesja e çmimit Grammy, komentoi në Instagram rreth thashethemeve...

Agjencia që menaxhon sulmuesin Lamine Yamal thuhet se i ka kërkuar Barcelonës ta bëjë atë lojtarin më të paguar në skuadër.

Sipas gazetarit të njohur Victor Navaroo, menaxhmenti i ka thënë bordit të klubit katalunas se Yamal meriton të jetë në nivelin më të lartë.

Agjencia e sheh atë si më të mirin sepse është sulmuesi më i mirë i ekipit. Ai krijon më shumë raste në sulm, ka diçka të ndryshme nga të tjerët dhe sjell më shumë para.

Barcelona e kupton këtë, por thekson se dy lojtarët me pagat më të larta, Robert Leëandoëski dhe Frenkie de Jong, nuk janë referencë. Ata janë nga kontratat e kaluara dhe klubi nuk dëshiron ta përsërisë këtë.

Klubi dëshiron të vendosë një strukturë të re pagash për ekipin. Barcelona beson se e ardhmja duhet të ndërtohet ndryshe.

Ndryshe, Yamal fiton rreth 1.7 milionë euro në vit, por pasi të nënshkruaj kontratën e re kur t’i bëjë 18 vjet, ai do të fitojë shumëfish me shumë.

- Advertisement -

Të Fundit