back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeKFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

Të ngjajshme

Netanyahu tregon se çka i jep fund luftës në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi sot se eliminimi i...

Parashikimi i motit për të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e diela...

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Në selinë e KFOR-it, në Kampin Film City në Prishtinë, është zhvilluar një trajnim i përbashkët për evakuim mjekësor ajror, që ka përfshirë njësitë mjekësore të katër ushtrive: të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hungarisë, Gjermanisë dhe Zvicrës.

Në njoftimin e misionit të NATO-s, se pjesëtarët u stërvitën për mënyrën e evakuimit të të plagosurve në kushte reale, duke përfshirë ngarkimin dhe shkarkimin e pacientëve gjatë operacioneve ajrore.

“Stërvitja ndërkombëtare siguron që të gjitha shtetet pjesëmarrëse në KFOR të jenë të gatshme të reagojnë në mënyrë të standardizuar dhe efektive ndaj çdo krize mjekësore”.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në përputhje me rolet e tyre si akterë të sigurisë”, thuhet tutje në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz